Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish -presidenti Hashim Thaçi janë dy liderët të cilët kishin aftësi kompromisi për gjetur zgjidhje që vendi të dal nga çfarëdo problemi dhe ngërçi politik.
Pas vdekjes së presidentit Rugova dhe shkuarjes në Hagë të Thaçit, Kosova ka mbetur pa një lider të tillë, i cili ka aftësi të nxjerr vendin nga problemet dhe mospajtimet politike.
Bashkëthemeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, thotë se njëra nga cilësitë e një lideri, është aftësia e tij për të arritur kompromise në situata të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Një lider i tillë, aktualisht sipas tij, i mungon skenës politike kosovare.
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, për arbresh.info, thotë se thotë se Thaçi ani pse jo në përmasa të Rugovës, ka pasur aftësi të mira për bashkimin e liderëve politik dhe gjetjen e një zgjidhje për vendin.
“ Njëra nga cilësitë e një udhëheqësi pa dyshim duhet të jetë aftësia e tij për të bërë kompromise për të gjetur zgjidhje për problemet që kalon vendi. Për këtë çështje edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova më herët, por edhe ish-presidenti Thaçi më vonë, kanë pasur cilësi të kësaj natyre ku më anë të kompromiseve i kanë kaluar sfidat. Edhe ish-presidenti Hashim Thaçi ka pas këtë aftësi, pa dyshim se jo në përmasa sikurse të ish-presidentit Rugova. Mungesa e liderëve të tillë e bënë të vështir arritjen e kompromiseve edhe për problemet edhe për zgjedhjen e presidentit të ri dhe kjo tregon se kemi një gjendje krize në vende.
Sipas tij, mungesa e Thaçit për të arritur kompromis, po vërehet shumë sidomos në këtë kohë.
“Unë s’bëj analiza hipotetik, por më aq sa kemi parë vërtet Thaçi ka pas një prirje për të gjet zgjidhje për problemet që paraqiteshin dhe mungesa e tij ndihet aktualisht në këtë aspekt”, u shpreh Krasniqi.
Ndryshe, që nga muaji nëntor, kur Hashim Thaçi u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte, Kosova ka mbetur pa shefin e shtetit.
Në vend të Hashim Thaçit në krye të presidencës erdhi Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës.
Ani pse po ushtron detyrën e presidentes, Osmani nuk ka mundur deri tash të mbaj një takim të bashkuar të gjitha partitë politike për të dal nga kjo situatë.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt, por ajo që mbetet në pikëpyetje është fakti se pas këtyre zgjedhjeve a do të mund të dakordohen subjektet politike edhe për postin e presidentit të shtetit./V.Selimi/Arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...