Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në ndërtimin e institucioneve të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Anëtarësimi i Kosovës në organizata të sigurisë, sidomos anëtarësimi në INTERPOL është një prioritet kryesor i imi, i cili do t’i mundësonte Kosovës që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, në mënyrë që të jetë pjesë aktive në shkëmbimin e informacioneve për grupet kriminale“, theksoi ministri Gashi.
Në këtë takim u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunuar në aspektin operacional me Policinë e Austrisë në shumë raste, veçanërisht në rastet e krimit të organizuar trans-kufitar, trafikimit me narkotikë, kontrabandimin me migrantë dhe krimit kibernetik.
“Falënderoj Austrinë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë për Republikën e Kosovës në fushën e forcimit të kapaciteteve tona institucionale në luftimin e korrupsionit. Sa i përket aspektin institucional, si MPB disa shërbime i kemi digjitalizuar dhe disa tjera janë në proces, të cilat kanë impaktë drejtëprdrejtë në ndalimin e korrupsionit“, tha ministri Gashi.
Po ashtu ministri Gashi foli edhe për procesin menaxhimit të ri integrimit të personave të riatdhesuar dhe me programet që janë hartuar për kthim të qëndrueshëm të qytetarëve të Kosovës, ku rreth 43% e të kthyerve janë ndihmuar në projekte të ndryshme.
Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler theksoi se Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm dhe në përgjithësi Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm në aspektin e sigurisë.
“Ju e dini që shteti i Austrisë ka presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe synimi ynë është zgjerimi i vendeve të BE-së, në veçanti të Ballkanit perëndimor“, citohet të ketë thënë Edtstadler.
Po ashtu, zëvendësministrja Edtstadler, theksoi se Austria mbështet pranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL.
Në fund të takimit u bisedua edhe sa i përket menaxhimit të fluksit të qytetarëve të Kosovë, pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave.
Ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...