Arrestohet 22-vjeçari në Mitrovicë, i gjendet pistoletë, dy maska e shufra metali

08:28 | 1 Gusht 2023
E.H

Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicën e Jugut, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tij është bërë pas kontrollit të detajuar në veturën të cilën e drejtonte.

Përveç armës, në automjet janë gjetur edhe dy kapela të zeza (maska), dy shufra metalike dhe një shufër druri.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme