Dy persona janë arrestuar pasiqë ndaj tyre ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për vepra penale të kryera në Austri vitin e kaluar.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin kryer bastisje edhe në 4 lokacione të ndryshme në rrethinën e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
“Austri 12.12.2022-15.01.2023. Lidhur me rastin, njësitë policore në koordinim me prokurorinë dhe gjykatën kompetente, me datë 14.11.2023 kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndaj të cilëve ishte i lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprat penale të kryera në Austri, si dhe kanë kryer bastisje ne 4 lokacione të ndryshme ne rrethinën e Prishtinës.”, thuhet në raportin e policisë.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm.
Të dyshuarit me aktvendim te prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...