Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

10:02 | 17 Korrik 2023
E.H

Edhe pse bashkatdhetarët kanë filluar të vinë në vendlindje, pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim.

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitarë ka publikuar të dhënat e fundit për hyrje-daljet në Kosovë.

Sipas QKMK-së, për hyrje-daljet mund të pritet nga tre deri në pesë minuta, përveç pikës kufitare te Dheu i Bardhë, ku janë krijuar kolona 30 metra në dalje, kurse hyrja në Kosovë përmes kësaj pike mund të bëhet deri në 10 minuta.

Kliko KËTU për të parë gjendjen e kalimeve kufitare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme