Pas zjarreve që kanë përfshirë malet e Bjeshkëve të Rugovës, të cilat fatmirësisht janë lokalizuar falë intervenimit të zjarrfikësve, KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” edhe me tej bën thirrje për kujdes dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret pas rastit në Bjeshkët e Shtupeqit – territor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje ka rënë zjarr në komunën e Pejës, në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës, i cili tashmë është lokalizuar.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar apelin e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përmes së cilit kërkohet kujdes dhe mbrojtje e pyjeve.
“Me këtë rast shprehim falënderim dhe mirënjohje për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe sot, në ditën e tretë të rastit, qe nga orët e hershme të mëngjesit kanë qenë në prezent në vendin e ngjarjes me numër të shtuar të pjesëtarëve të tyre”, thuhet në komunikatën e drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Më tej në komunikatë thuhet se falë angazhimit dhe ndihmës së tyre se bashku me stafin e DAPK “Bjeshkët e Nemuna” është arritur qe të menaxhohet situata dhe e cila tashmë është nën kontroll.
“Gjithashtu falënderojmë edhe KFOR-in, të cilët gjatë ditës se djeshme dhe sot kanë intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit”./arbresh.info/
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...