Anulimi i futurimeve, Aliu: Janë realizuar 46 fluturime ardhje-shkuarje, 12 në ardhje janë anuluar

12:17 | 2 Janar 2025
A Z

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë se Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit edhe në kushte të mjegullës së dendur.

Aliu, në një postim në Facebook, thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar”, ka shkruar Aliunë Facebook.

46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje.

Anulohen disa fluturime nga Aeroporti “Adem Jashari”, për shkak të mjegullës së dendur

Të ngjashme