Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka falënderuar ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së për ndihmën e ofruar pas tërmetit në Turqi.
Ai ka theksuar se konferenca ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, tregon përkushtimin e madh të shtetit kosovar, raporton Arbresh.info.
Në fjalën e tij të rastit, Angili ka thënë se Turqia është e interesuar që të arrijë lidhje politike të mbrojtjes për të forcuar sigurinë në rajon.
Lexo edhe:
Maqenonci: Përkushtimi i FKS-së është duke u rritur çdo ditë
“Kjo konferencë tregon përkushtimin e madh të Kosovës. Turqia është shumë e interesuar që të arrijë lidhje politike të mbrojtës për të forcuar sigurinë në rajon. Duke falënderuar edhe ekipin e kërkim shpëtimit në tërmetin në Turqi. Marrëveshjet në mes Kosovës dhe Turqisë luajnë një rol të rëndësishëm, deri më tani ka pasur mbështetje me ushtarë dhe trajnime nga shteti Turqisë për FSK-në”, ka thënë Angili.
Në fund, ai shtoi se Turqia do të jetë partner i besueshëm për Kosovën dhe Kosova do të ketë një të ardhme të pritshme./Arbresh.info
Lexo edhe:
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...