Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë diskutuar rolin e partive opozitare në shoqërinë demokratike.
“Me Lumir Abdixhikun diskutuam partneritetin historik ShBA-Kosovë dhe rolin esencial që partitë politike luajnë në shoqëritë demokratike që sigurojnë politika dhe ligje që janë përfituese për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier.
With @LumirAbdixhiku, discussed the U.S.-Kosovo historic partnership and the essential role opposition parties play in democratic societies to help ensure policies & legislation that benefit all citizens. pic.twitter.com/9wBrzaI2NY
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 18, 2022
Edhe LDK, në një komunikatë për media ka deklaruar se në takimin e Abdixhikut me ambasadorin amerikan,
Abdixhiku, ka rikonfirmuar qëndrimin se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryetari Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së për përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e në respektim të plotë të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit tonë. Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lartë mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, ndërkaq shprehu përkushtimin e palëkundur të LDK-së për thellimin dhe mirëmbajtjen e miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatën e LDK-së./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...