Agjencia Kundër Korrupsion, ka hedhur shortin për kontrollin e tërësishëm të pasurisë së zyrtarëve shtetërorë, raporton Arbresh.info.
Nga shorti i hedhur në mesin e zyrtarëve të cilëve do të ju kontrollohen pasuria është Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Vitin e kaluar Kurti pati deklaruar si pasur të tij vetëm financat e tij që rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës, e që kapë shumën e të hyrave vjetore prej 17,501,42 euro
Të tjerë zyrtarë janë : Ilmi Reçica, Avdullah Hoti, Visar Ymeri, Skënder Reqica, Driton Selmani, Xhevahire Izmaku, Saranda Bogujevci, Duda Balje, Zenun Pajaziti, Emilia Rexhepi, Ilir Deda, Sokol Havolli, Marjan Dema.
Nga 4748 zyrtarë sa është dashur të deklarojnë pasurinë e tyre, nuk ka ndonjë emër të zyrtarëve të lartë të cilët do të jenë pjesë e verifikimit të tërësishëm të pasurisë./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...