Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë në Joshevik të Zveqanit pasditen e djeshme.
Sipas policisë, nga ta janë seukuestruar 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pistoletë, një karikator.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fsh. Joshevik, Zveqan (NN) 19.02.2022 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe nga ta janë sekuestruar: vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pistoletë, një karikator, katër (4) fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë (5) qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?