Google ADS

Agjenda e vizitës së Lajçakut në Kosovë dhe Serbi

13:34 | 23 Gusht 2022
K.B

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një agjendë të ngjeshur të mërkurën e të enjten gjatë vizitës që do ta bëjë në të dyja vendet.

Nga Brukseli kanë konfirmuar se Lajçak në Prishtinë, takon presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, liderët e partive opozitare dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Takimi i fundit mëtohet të zhvillohet në Mitrovicë.

Ndërkohë në Beograd, Lajçak ka takim me presidentin Aleksandar Vuçiq, e drejtorin e zyrës qeveritare serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Nga zyra e BE-së në Bruksel kanë thënë se ky mision i emisarit bëhet “në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciproke për të shmangur tensionet e reja në terren”.

Në krejt këtë agjendë, Lajçak do të shoqërohet nga homologu amerikan, Gabriel Escobar, që është i dërguar special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që Prishtina që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM,PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS./klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme