Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është “relaksuar” me rastin e seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, në rend dite të së cilës është nisma për shkarkimin e tij.
“Nuk pres asgjë nga seanca, le të votojnë të gjithë ashtu siç mendojnë”, u tha Abazoviq gazetarëve në parlament.
Ai shtoi se në seancën e së premtes pret votë mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.
Abazoviq po ashtu u shpreh se ka disa opsione se si duhet të duket qeveria e ardhshme, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja.
“Është ideale të kesh një qeveri që do të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, të cilët duan që vendi të ecën përpara. Mendoj se janë 81 të tillë” – tha ai.
I pyetur nëse ka pasur vlerësime të sigurisë në lidhje me protestën, ai tha se situata ishte “jashtëzakonisht e rregullt”, duke kujtuar se protestat e ditëve të mëparshme ishin paqësore.
“Por, nëse dikush mendon se po bën apokalips, kjo nuk do të ndodhë” – tha Abazoviq.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në skenë është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve, ai tha se për ministra të caktuar nuk është formuar një qeveri private.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës