Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër dy zurtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Pejë “Hidrodrini”, lidhur me rastin e helmimit të mbi 1 mijë e 500 personave në korrik të vitit të kaluar, në Deçan.
Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, deklaroi se 872 persona kanë pasur simptoma të cilat iu referohen helmimit nga uji i pijshëm, dhe është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”.
“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mirëpo 872 kanë pasur simptoma të cilat i referohen helmimeve nga uji i pijshëm, për çka edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si Novo Virus, e shkaktuar nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta, ashtu siç përcaktohet nga udhëzimet e po kësaj kompanie”, ka deklaruar Juniku./arbresh.info/
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/1-ngrihet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-hidrodrinit-per-helmimet-ne-decan/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...