49 pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK

10:05 | 8 Prill 2020
V. S.

Në Kosovë janë 184 persona të prekur me koronavirus, ku 49 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Nga 184 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë, vetëm 49 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor, 08/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuar me Covid-19.

40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rënde në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës, në gjendje të rënduar janë tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke quar në 5 numrin e të infektuarve.

5 infermieret e infektuara me Covid -19, janë në gjendje të mire shëndetësore.

Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave, njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme