Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë janë shëruar, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49 dhe 2 persona kanë vdekur.
Njoftimi i plotë:
Letër drejtuar qytetarëve të vendit tim!
Të nderuar qytetarë, bashkudhëtarë të mi, të djeshëm, të sotëm dhe të nesërm,
Ju jam falënderues që asnjëherë nuk u lodhët duke na qëndruar në krahë për të ardhur këtu ku jemi. Falë juve, sot, ne mund të krenohemi që jemi në 7 vendet me menaxhimin më të mirë ndaj Covid 19 dhe duke besuar thellë në juve, jam i bindur që do t’ia dalim mbarë dhe ta mposhtim këtë virus.
I vetëdijshëm se ndonjëherë kemi mundur të jemi edhe të mërzitshëm duke e përsëritur kërkesën për respektimin e masave anti covid, Ju falënderoj për durimin.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49 dhe ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura.
Sjellja e rregulloreve, vendimeve e udhëzimeve kundër virusit, do përcjellur me zbatimin e tyre, ndryshe, përkushtimi i tërësishëm institucional e qytetar, nuk do të japë rezultatet e pritshme, fitoren e plotë.
Përtej menaxhimit të Pandemisë dhe fokusit tek luftimi i virusit Covid 19, bashkë me ekipin tim, profesionistët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët, asnjëherë nuk i kam lënë anash edhe obligimet tjera për sistemin shëndetësor.
Qytetari i Republikës së Kosovës, çdo herë dhe në çdo kohë ka nevojë për shërbime të mira shëndetësore, meriton sigurime shëndetësore, vaksina sezonale por edhe për ato kundër Covid 19, më shumë kontrolle me mamografi dhe rregull nëpër klinika, QKMF dhe spitale, barna e kushte në sallat e operacionit, pengimin e infeksioneve dhe kohë sa më të shkurtër të pritjes për operacion apo kontroll specialistike.
E di se brengoseni kur merrni rrugë jashtë vendi për trajtim, brengë për mjekët që largohen dhe infermierët që mësojnë gjuhë të huaja për të shkuar diku, për agresivitetin kundër stafit mjekësor, për fyerjet që i bëjnë personat me qëllim të njollosjes së punës së mjekëve, e di. Nuk është e lehtë. Megjithatë, sivjet, sistemit publik shëndetësor, iu kanë shtuar 1.500 specializantë.
Po bëjmë gjithçka që të krijojmë kushte të mos ikin mjekët tanë jashtë vendit dhe me mundësi për të gjithë mjekët specialistë që duan të jenë brenda institucioneve publike shëndetësore.
E kuptoj brengën Tuaj, shumë prej jush edhe keni të drejtë për ato çfarë thoni, por vizioni i qartë dhe përkushtimi im, janë tiparet që e cilësojnë punën time.
Të nderuar qytetarë,
Punën e ndershme, me përkushtim ndaj shëndetit publik dhe rregullimit të sistemit shëndetësor, ua kemi borxh dëshmorëve që ranë për këtë vend, kontribuesve për liri dhe çlirim, prindërve, motrave e vëllezërve tonë, por edhe fëmijëve që duam t’i rrisim këtu me shëndetësi të përparuar dhe mirëqenie shëndetësore.
Para disa ditëve, me kërkesën time, kam raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe çdo herë do të jem i gatshëm që raportojë para ligjvënësve në çfarëdo formati sepse duke qenë transparent dhe llogaridhënës, kemi mundësi t’i shohim punët që kemi bërë dhe ato që na presin.
Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne hartuesve dhe zbatuesve të politikave, andaj edhe nëpërmjet kësaj letre drejtuar juve qytetarë të nderuar, ju bëj thirrje ish ministrave të shëndetësisë, por edhe opozitës që në një formë apo tjetrën të jenë bashkëveprues me ne, ta përmirësojmë shëndetësinë e Kosovës.
Në fund dua t’i falënderoj edhe donatorët, shtetet mike, të cilat për asnjë moment nuk na lanë vetëm, na lehtësuan rrugën duke na përshpejtojnë arritjen e synimit për shëndetësi më të mirë, më të qasshme dhe më moderne për të gjithë qytetarët tanë.
Faleminderit!
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...