15 vjeçarja duarartë, krijon portrete përmes gozhdëve dhe penjve

10:13 | 25 Mars 2024
A Z

Figura të rëndësishme të vendit dhe çdo gjë tjetër të bukur arrin ta shndërrojë në art vetëm me penj dhe gozhda.

Kjo është 15 vjeçarja nga Suhareka, Elsa Fondaj, e cila që në moshë të vogël ka ushtruar profesionin e artit dhe me kalimin e kohës ka arritur ta perfeksionojë atë, duke e sjellë një formë të re dhe ndryshe të artit, raporton Arbresh.info.

Me penj dhe gozhda arriti që të punojë edhe portretin e xhaxhait të saj të ndjerë, duke u munduar të sjell një formë ndryshe të artit.

Duart e saj kanë arritur që të krijojnë vepra arti, ku me punimet që bënë me një mjeshtëri të shkëlqyer i janë kthyer në një burim fitimi.

Në një intervistë për Arbresh.info, ajo na tregon se fillimi nisi pasioni i saj për artin

“Që dy vjet kam filluar të merrem me art. Fillimisht përmes vizatimeve të thjeshta më ka lindur ideja me prindërit për shkak të xhaxhait tim të ndjerë kemi pas dëshirë  me e pas një punim pak më të veçantë sesa të tjerat’, tregon ajo.

Edhe pse duket e thjeshtë, megjithatë puna deri në finale me këtë lloj arti nuk është edhe e lehtë.

“Kemi shumë punime të tilla si me logo, natyra, emblema si dhe portrete. Gjithçka varet nga punimi tek logot sepse punohet më shpejtë, por tek portretet duhet të fokusohemi më shumë. Në të ardhmen mendoj që ta realizoj një ekspozitë timen individuale”, thotë Elsa.

Ani pse e re në moshë, ajo bënë edhe piktura me porosi.

“Po unë krijoj edhe piktura me porosi si natyra, emblema, portrete dhe emblema. Si e vogël kam pasur dëshirë dhe duke vizatuar ose duke ngjyrosë tash arrita”, tregon ajo.

15 vjeçarja ka një mesazh për gjithë të rinjtë e pasionuar pas artit.

“Unë kam një mesazh për të gjithë ata që duan të merren me art ose me ndonjë punë tjetër dhe të vazhdojnë përpara me përkrahjen e familjes dhe shoqërisë. Në të ardhmen kam dëshirë që ta studioj artin dhe të vazhdojë me sukseset e mija dhe të bëhem me një artiste e fortë”, shprehet ajo./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

    

 

 

Të ngjashme