Kurti: Kemi gjetur një sistem arsimor më shumë elektoral se strategjik e vizionar

11:51 | 25 Janar 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, shkruan arbresh.info.

Kurti në këtë takim tha se Qeveria e tij ka trashëguar një sistem arsimor aspak strategjik e vizionar, e madje ai tha se interferimet politike kanë bërë që të kemi një sistem arsimor jo të qëndrueshëm.

“Si qeverisje kemi trashëguar edhe një sistem arsimor i cili është rezultat i një politike publike që në masë të madhe ka qenë elektorale e shumë pak ose aspak strategjike e vizionare. Një sistem ku interferimet politike që nga rekrutimet e stafit në te gjitha nivelet e deri tek ushtrimi i funksionit të institucioneve të pavarura dhe ekzekutive siç ka qenë rasti me Agjencinë e Akreditimit, kanë qenë praktik e stabilizuar. Këto interferime e kanë pamundësuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor i cili do të mundësonte orientimin e qytetarëve dhe rinisë sonë drejt karrierave të qëndrueshme profesionale”, tha Kurti, raporton arbresh.info.

Tutje Kurti u zotua se interferimet politike në Agjencinë e Kosovës për Akreditim do të mbesin në të kaluarën dhe se do të punohet fort që ky institucion të jetë i pavarur politikisht.

“Në synojmë që këtë institucione ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore interferimet politike në këtë agjenci në të kaluarën do të ngelën në të kaluarën”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme