12 persona të infektuar me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

08:58 | 14 Maj 2020
A Z

11 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK),  ka bërë të ditur se në Klinikën  Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë të prekur me COVID19, shkruan arbresh.info.

Sipas njoftimit 7 pacientë janë në gjendje stabile, 4 në trajtim me oksigjeno terapi dhe përkujdesje intensive, ku dy prej tyre janë ën gjendje më të renduar dhe dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive, sot me 14.05.2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme