Gjatë ditës së sotme pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për sektorin privat dhe studentët.
Aplikimi do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), shkruan arbresh.info.
Nga ATK-ja kanë konfirmuar për arbresh.info se aplikimi do të hapet sot dhe janë duke punuar në këtë drejtim.
“Sot, gjatë ditës pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim. Zyrtarët e ATK-së janë duke punuar në këtë drejtim, por se për detaje do t’iu njoftojmë gjatë ditës, sapo linku të jetë gati”, thuhet nga ATK-ja.
Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.
“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, kishte thënë Kurti.
“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik. Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, ka shtuar ai.
Kurti ka theksuar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...