Zyrtari i LDK-së: Duhet ta bindim Listen Serbe për ta votuar ushtrinë

11:51 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Ushtria e Kosovës duhet të formohet sepse kjo gjë është e nevojshme për vendin. Por, se për këtë duhet të bindet Lista Serbe që ta votojë.

Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm LDK-së, Ismet Beqiri në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, ushtria mund të bëhet me përkrahjen e miqve të BE-së, NATO-s dhe ShBA-së.

“Është nevojë për Kosovën por që nuk mund të bëhet pa përkrahjen e miqve të BE-së, NATO-së dhe SHBA-sa . Ne duhet të bëjmë përpjekje dhe ta bindim listën Serbe ta votojnë”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme