Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Frederick Abrahams, nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” sikurse në seancën e djeshme edhe sot ka insistuar se Adem Demaçi nuk ka pasur ndikim në vendimmarrje tek ata që ishin në konflikt të armatosur kurse mbrojtja e Thaçit ka pretenduar të kundërtën.
Këto çështje janë diskutuar me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e Thaçit, konkretisht avokatit Gregory Kehoe, i cili ka filluar pyetjet për Adem Demaçin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari fillimisht ka thënë se Demaçin e ka takuar së paku dy herë sa kishte qenë në pozitën e përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Ai tha se e di që Demaçi ka përfaqësuar UÇK-në në Kosovë dhe në vendet tjera dhe ka shkuar edhe jashtë vendit si dhe ai kishte qenë kompetent të jepte leje për udhëtime në territore të UÇK-së, e të cilat sipas tij respektoheshin në gjithë Kosovën.
Ndërkaq u përgjigj se ‘‘është e mundur të ketë bërë një deklaratë të tillë’’, kur iu tha se gjatë armë-pushimit kishte qenë Demaçi ai që kishte shpallur vet-përmbajtje për UÇK-në.
Më tej, avokati Kehoe ka lexuar pjesë të deklaratës së dëshmisë së Rrustem Mustafës – komandant Remit, në këtë gjykatë kur kishte folur për Adem Demaçin dhe rëndësinë e tij.
Avokati Kehoe thoshte se pra, Demaçi kishte ndikim në persona që ishte i përfshirë në konflikt të armatosur si te komandat Remi, e që Abrahams tha se ‘‘qëndroj pranë pikëpamjes time që kur bëhej fjalë për qëndrime ushtarake apo vendime strategjike lidhur me çështje konkrete të sigurisë, linin të kuptonin se Demaçi s’kishte ndikim’’.
Më pas avokati Kehoe kërkoi nga dëshmitari të tregojë marrëdhëniet e Demaçit me komandantët e zonave, pasi sipas tij për të dhënë deklaratë se Demaçi kishte ndikim të kufizuar duhet të kuptohej raporti i tij me komandantët e zonave.
Dëshmitari Abrahams thoshte se nuk i njeh marrëdhëniet e tyre po se vlerësimi i tij bazohet në atë se nuk kishte ardhur në dijeni të asnjë lidhje apo që kishte ndikim te ata që luftonin.
Ai më tej tha se nuk e dinte se Thaçi gjatë Rambujesë kishte shkuar në Slloveni të takonte Demaçin për të diskutuar marrëveshjen e as që kishte dëgjuar se Demaçi ishte pjesa kryesore e bisedimeve me komandantët e zonave për emërimin e Sylejman Selimit, e që nuk e dinte edhe se Demaçi kishte bërë të mundur lirimin e dy gazetarëve serb.
Për këtë të fundit, avokati paraqiti komunikatën nr. 64 e cila shënonte se për festën e 28 nëntorit amnistohen dy gazetarët dhe dy aktivistë të LDK-së si dhe një shënim me shkrim dore ku shënohej porosi të Adem Demaçit nga Albin Kurti, në të cilën përmendej lirimi i gazetarëve serbë.
Po ashtu për ndikimin e Demaçit në vendimmarrje, avokati Kehoe paraqiti edhe artikullin e gazetës Koha Ditore, ‘‘Asnjë vendim politik pa pëlqimin e Adem Demaçit’’, e thënë nga Kurti.
‘‘Nuk pajtohem’’, u përgjigj fillimisht Abrahams duke shtuar se kjo përfaqëson dëshirën dhe synimin e Demaçit dhe Kurtit për të ushtruar autoritet.
Ai shtoi se asnjëherë s’ka pasur qëllim të kuptohet se Demaçi nuk kishte autoritet, por sipas tij kishte autoritet moral dhe deri diku politik.
‘‘Mendimi im është ky ai nuk ushtronte autoritet të konsiderueshëm mbi çështjet ushtarake apo të sigurisë apo mbi forcat ushtarake’’, vazhdoi ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit