Zyrtari amerikan: Duam të jemi partner i juaj për tërë jetën

11:00 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Një delegacioni nga Iowa e SHBA-së, i kryesuar nga Zach Nun, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas si dhe i përbërë nga 50 kanë qëndruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i delegacionit Zach Nun ka thënë se është mirë që sheh se sa ka përparuar Kosova.

“Ne dëshirojmë të jemi partner i juaj jo vetëm për 10 vitet e ardhshme por për tërë jetën. Kosova ka bërë partneritet me ne ku kemi edhe konsullatën e huaj që është vendosur në vendin tonë dhe kjo i ka zhvendosur marrëdhëniet në një shkallë të re”, ka thënë Nun, raporton Arbresh.info.

Sipas tij partneriteti në politikë është duke shkuar përpara.

“Po ashtu kemi komandantin që ka punuar me forcën e sigurisë suaj. Qytetarët e Iowes kanë qenë në numrin më të madh në forcën që iu ka ndihmuar të kaloni problemet. Kemi qenë pjesëmarrës në partneritet në diversitetin rajonal e lokal”, tha ai duke shtuar se ka përfaqësues të Iowes që punojnë në Kosovë.

“Shumica kemi ardhur këtu me vetëfinancim por me një shpirt të madh që dëshirojmë të bëjmë diçka të mirë për Kosovën. Në të ardhmen ne shohim gjëra te mira për Kosovën, po e shohim lirinë që e keni për ta zbatuar në gjërat e mira. Ne i ftojmë kosovarët të vijnë të kalojnë kohë në Iowa. Faleminderit Kosovë”, tha ai.

Nun i ka dhuruar Kuvendit të Kosovës simbolin e qytetit të Iowes duke thënë që atë e bartin ata që gjendën në zonën e armikut në luftëra./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme