Me rastin e ditës së dëshmorëve në Komunën e Prishtinës u bënë homazhe tek varret e dëshmorëve në Velani.
Fatmir Sopi nga organizata e veteranëve të luftës ftoi të gjithë që të marrin pjesë në aktivitetet për të shënuar këtë ditë.
Komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa tha se sot është dita kur përkujtohen ata të cilët dhanë shumë për liri, raporton Arbresh.info.
“Sot është dita kur i kujtojmë dëshmorët të cilët dhanë shumë për liri dhe sakrificën e tyre për Kosovën, u shpreh Mustafa.
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se sot është ditë mjaftë e rëndësishëm për Prishtinën.
“Sot është dita e dëshmorëve në Prishtinë ne jemi falënderues dhe mirënjohës për sakrificën dhe rezidencën e tyre. Ne po presim që Ministria e Ambientit të filloj punën për mirëmbajtjen e varrezave këtu në Velani dhe në tërë Komunën e Prishtinës”, tha Ahmeti.
Musa Balaj familjar i njërit nga dëshmorët tha se gjendja aktuale në vend duket në kundërshtim me arë se për çfarë luftuan dëshmorët.
“Nuk jemi të kënaqur më gjendjen që është në Kosovë, nuk është kjo për çka kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën dëshmorët. Shpresojmë që të bëhet më mirë “, u shpreh Balaj.
Kujtojmë së gjatë tërë ditës sot do të ketë aktivitete për nderë të kësaj dite./Arbresh.info
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...