Zemaj: Rikalo rrahu studentë nga Dukagjini, anëtar të AAK-së

14:07 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Armed Zemaj ka thënë sot në interpelancën për ministrin Nenad Rikalo se interesimi i LDK-së është që Kosova të ketë Qeveri me duar të pastra, duke shtuar se ka dëshmitar, studentë  nga Dukagjini që janë rrahur, e që janë anëtar të AAK-së.

Zemaj tha se LDK është e interesuar që ta dijë të vërtetën pa dashur të shkaktoj asnjë dilemë ndaj askujt, shkruan arbresh.info.

“Interesi jonë është që të kemi qeveri me duar të pastra. Dhe asnjëherë deri më tani nuk kemi shfsqur ndonjë tendencë qoftë daj individity apo grupit politik. Ne e jkemi të freskta veprimet opozitare ndaj një ish-ministri për një gjuhë arrogante dhe fyese por këtë analogji nuk do ta përdor grupi parlamentar i LDK-së por do të kërkoj drejtësi dhe hetim të pavaur përn një ministër serb që sot është ulur quditërisht në ulësen e zëvendëskyreministrit”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme