Ymeri: Demarkacioni më mirë të mos i dërgohet Kuvendit

13:50 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës po shqyrton Projektligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha gjatë mbledhjes se marrëveshja me formën e fundit,  nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendi, pasi siç ka thënë, po i hidhet sy qytetarëve sa i përket kësaj marrëveshjeje, shkruan Arbresh.info.

“Kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim fare sepse jemi duke vazhduar edhe iluzionin  edhe hedhjen syve hi për sa i përket kësaj marrëveshjeje. Po fiton argumenti i kundërshtarëve se Kosova ka humbur territor, nuk ka rregullim të çështjes mirëpo vetëm pranim i humbjes së territorit”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, marrëveshja nuk e ka kuptimin e njëjtë për të dyja palët.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje po konfirmohet se ka pasur tejkalim të kompetencave nga ish-Komisioni duke bërë jo demarkim po caktim të kufijve./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme