Vushtrriasi ndezë zjarrin për ushqim, nga pakujdesia përfshihen 10 hektar pyje

09:52 | 13 Gusht 2021
S D

Është arrestuar një person pasi që ndezi një zjarr për të përgatitur ushqimin, por nga pakujdesia janë përfshirë 10 hektar pyje, shkruan arbresh.info.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

“Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme