Vuçiq refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes, Murati: Kjo dëshmon se kush është pala penguese

23:39 | 26 Tetor 2023
E.G

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë dhe draftit të 21 tetorit sot në Bruksel.

Sipas tij, kjo dëshmon se kush është pala penguese, shkruan Arbresh.info.

Tutje ai tha se nuk mund të pritet asgjë më pak nga një sponzor i terrorizmit si Serbia.

“Edhe një herë, kjo dëshmon se kush është partia penguese. Në fakt, asgjë më pak nuk mund të pritej nga një sponsor i terrorizmit si Serbia.”, shkroi Murati në platformën “X”.

Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se pavarësisht ofertës së tij për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë përfshirë edhe draftin e e ofruar nga BE-ja dhe SHBA- të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, që lidhet me themelimin e Asociacionit për Komunat me Shumicë Serbe./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Kurti i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen sot në Bruksel, Vuçiqi e refuzoi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme