Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq së bashku me Përfaqësuesin e Përhershëm rus në OKB, u ankuan në fjalën e tyre për prezencën e grave të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovës.
Presidentja Osmani ka hyrë në seancën e Këshillit të Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova -Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin të cilat kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë në forma të ndryshme. Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet, përcjell Arbresh.info.
Përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya ka thënë se gratë nga Kosova edhe nëse janë lejuar të hyjnë ato është dashur të ulen atje më larg.
“Kjo është shkelje e procedurës pavarësisht kush e ka bërë” ka thënë Nebenzya.
Megjithatë, Osmani u kundërpergjgij duke thënë se Hoti, Krasniqi, Muçolli edhe Tairi kanë shkuar aty si pjesë e kabinetit të saj. /Arbresh.info/
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...