Është arrestuar gruaja e cila vodhi një zinxhirë në një argjendari dy ditë më parë në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se e dyshuara e ka pranuar veprën penale dhe është ndaluar për 48 orë ndërsa e dyshuara e dytë është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin te cilesuar vjedhje e cila ka nodhur me date 06.01.2024 ne Prizren ne nje Argjentari, ku dy persona te dyshuara femra shihen ne video inqizime duke vjedhur varese argjendi , ku njera nga personat e dyshuar e merr nje varese argjendi dhe largohet ne drejtim te pa njohur. Sot me daten 08.01.2025 nga policet hetues eshte identifikuar e dyshuara e cila eshte intervistuar ne prezenc te avokatit mbrojtes dhe e njejta e pranon Vepren Penale si dhe argjendin e vjedhur e kthen ne polici, ndersa personi tjeter qe ka qene nen shoqerim te dyshuares intervistohet dhe lirohet ne procedur te rregullt, ndersa e dyshuara me urdher te prokurorit ndalohet per 48 ore”, tha bytyqi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh