Google ADS

Vjedhja në banesën e ministres Hajdari, arrestohet një 33-vjeçare

22:48 | 2 Tetor 2023
E.G

Një 33-vjeçare është arrestuar sot,  nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në banesën e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, rast ky i cili u raportua të ketë ndodhur të dielën.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se e dyshaura është një grua me iniciale N.K e moshës 33-vjeçare.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën:  – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ahmeti.

E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin./Arbresh.info

Të ngjashme