Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një intervistë ekskluzive për mediumin online ‘Arbresh.info’, ka folur për 25 inspektorët e rinj shëndetësor që pritet të fillojnë punën shumë shpejt, fokusin e tyre dhe mundësin për pranimin edhe të një grupi tjetër inspektorësh në një kohë jo të largët.
Ministri Vitia, pohon se pas nisjes së punës së inspektorëve shëndetësor do të ketë inspektime cilësore, Vitia iu ka dërguar mesazh drejtuesve të institucioneve në shëndetësi që t’i bëjnë shërbimet sa më mirë dhe mos të bien ndesh me ligjin.
“Procesi është në përfundim e sipër, jam jashtëzakonisht i lumtur sepse këta 25 inspektorë do të bëjnë inspektime edhe më cilësore edhe më të shpeshta në Institucionet Shëndetësore dhe do të ngrisin vigjilencën e institucioneve. Sepse siç e dini deri tani kanë qenë vetëm 12 inspektorë shëndetësor për tërë Kosovën dhe ka qenë e pa mundur të monitorohet për kundër punës që e kanë bërë. I bëjë apel të gjitha institucioneve shëndetësore që të mundohen që sa më mirë që t’i bëjnë edhe shërbimet dhe mos të kenë ndesh asgjë me ligjin, sepse me rritjen e numrit të inspektorëve rriten numri i kontrolleve dhe vizitave dhe siç kemi thënë nuk do të tolerojmë në asnjë bazë. Do të kemi tolerim zero”, shprehet Vitia për Arbresh.info.
Shefi i shëndetësisë kosovare, ka folur edhe për Ligjin për çmimet e barnave, kur do të nis së zbatuari dhe si do menaxhohet dhe nëse ky Ligj po zbatohet nga barnatoret.
Vitia thekson se është një ndër Ligjet më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës dhe tashmë grupi punues është formuar dhe pritet që fundi i vitit 2023 dhe fillimi i atij 2024 ky ligj të jetë i aplikueshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Mendoj që për të gjithë ne është një ndër ligjet më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, jo vetëm që do t’i rregullojë çmimet e barnave, por, qytetarët do t’i blejnë me çmime të arsyeshme dhe të unifikuara në secilën barnatore. Janë formuar të gjitha grupet punuese të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji, dhe presim që fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2024 të jetë i aplikueshëm ky ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thekson Vitia.
Ministri Vitia u pyet se çfarë po bënë Ministria e Shëndetësisë, konkretisht Inspektorati për mbylljen e ordinancave ilegale, ku kemi pasur në rritje të numrit të tyre dhe vdekjen e një paciente e cila kishte shkuar për ta hequr dhëmbin tek një klinikë që nuk ishte e licencuar, të cilës më pas iu keqësua gjendja dhe ndërroi jetë.
“Inspektorati vazhdimisht ka monitoruar dhe ka inspektuar secilën prej ordinancave. Tani nëse ka ndodhur ndonjë hapje ilegale pa kushtet elementare të punës të ndonjë ordinance, në momentin që jemi të informuar ose inspektorati ka marrë një sinjalizim menjëherë ka reaguar dhe menjëherë janë mbyllur këto ordinanca, me dënime pastaj komfor legjislacionit në fuqi. Pas shtimit të inspektorëve efektet do të vërehen në terren sepse numri më i madh i inspektorëve do të thotë numër më të madh të inspektimeve”, shton Vitia.
Ai, thotë se edhe po të jenë 100 apo 200 inspektorë, prapë do të kemi hapje të klinikave ilegale, që nuk i plotësojnë kushtet e punës dhe që nuk janë të fushës pronarët që i hapin ato.
“Edhe po ti kemi 100 apo 200 inspektorë prapë do të kemi hapje të Ordinancave ilegale që ndonjë individ i pa përgjegjshëm të provojë të bëjë diçka të tillë”, thotë ministri i MSh-ës.
Gjatë intervistës ministri ka folur edhe për punën dhe përpjekjet që janë duke i bërë që të ndalojnë ikjen e mjekëve nga institucionet shëndetësore publike tek ato private.
Vitia ka folur edhe për COVID-19 dhe frikën se mund të rikthehet përsëri pandemia gati dy vjeçare.
Barnatore kujdestare sipas Vitisë pritet që të ketë edhe në vendet e tjera të Kosovës, por kur dhe cilat janë hapat që po i ndërmarrin me drejtuesit e institucioneve komunale.
Krejt në fund ministri thotë se nuk mund të ua ndalojnë mjekëve punën edhe në institucionet shëndetësore publike njëkohësisht edhe në ato private. / Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...
Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin
Lëvizja e yllit të Chelseat bëhet virale, tifozët e Bluve: P...
Hezbollahu lëshon raketa në bazën ajrore izraelite