Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit për zgjatjen e paraburgimit ndaj deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi.
Vetëvendosje thekson se ky vendim i radhës i gjyqtarit Beqir Kalludra është jo vetëm i pabazë, por edhe i ngritur mbi mashtrimin.
Ditën e djeshme, gjyqtari Beqir Kalludra ka zgjatur sërish afatin e mbajtjes në paraburgim për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj deri në datën 27 janar 2017. Gjyqtari Kalludra është kthyer tashmë në personin kyç të sistemit të kapur të drejtësisë që regjimi në Kosovë ka vendosur në përndjekje të aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky vendim i radhës i gjyqtarit Kalludra sërish është jo vetëm i pabazë por edhe i ngritur mbi mashtrimin”, thuhet në njoftim.
“Në vendimin e djeshëm për ta zgjatur afatin e paraburgimit për dy deputetët, Gjyqtari Kalludra ka mashtruar duke thënë se Albin Kurti dhe Donika Kadaj ‘nuk janë hasur asnjëherë në vendbanimet apo vendqëndrimet e tyre’ dhe se ‘të njëjtit janë fshehur’ për t’iu shmangur organeve. I kujtojmë gjyqtarit Kalludra dhe mbarë opinionit publik se dy deputetët jo vetëm janë gjetur në shtëpitë e tyre në vizitat që policia ka bërë në vendbanimet e dy deputetëve, por për më tepër edhe janë arrestuar duke ushtruar detyrën e tyre si përfaqësues të popullit. Përkatësisht, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës para Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vajtur për të marrë pjesë në seancë plenare”, thuhet në reagimin e VV-së.
Vetëvendosje bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj nga paraburgimi dhe kërkon ndaljen siç thonë të këtij persekutimi politik.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...