Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë nevojë për lëmoshë por për mbështetje meritore.
Veseli, në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara ka deklaruar se duhet zbatuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj, shkruan arbresh.info.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...