Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosovën dhe Shqipërinë nuk i bashkon asgjë më shumë se rruga e përbashkët për në BE.
Veseli ka thënë se, në Bashkimin Evropian të dy vendet do të jenë si dy shtete të pavarura, shkruan arbresh.info.
“Ne po punojmë fuqishëm në intensifikimin e raporteve tona integruese mes dy vendeve tona. Jemi krenar me përparimet që jemi duke arritur, do të qëndrojmë sa më pranë njëra-tjetrës si shtete të pavarura në qëllimin përbashkët për BE. Ka edhe shumë gjëra për të cilat jemi në fazën e intensifikimit të raporteve tona. Asgjë nuk na ndan, çdo gjë na bashkon, ajo që na bashkon më së shumti është BE ku do të jemi si dy shtete të pavarura”, ka thënë Veseli gjatë një konference të përbashkët që pati me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçi i cili po zhvillon vizitë dy ditore në Kosovë.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1588645941200492/
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...