Një ditë pas ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka mbledhur në takim përfaqësuesit e Komisioneve Parlamentare nga të cilët ka kërkuar të punojnë më shumë për të përfunduar të gjitha projektligjet që aktualisht ndodhen në procedura parlamentare.
Veseli tha gjatë këtij takimi se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe deputetët duhet të punojnë më shumë në shqyrtimin dhe procedimin e të gjitha projektligjeve që lidhen me Agjendën Evropiane të Reformave.
“Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve pa dallime politike që të kryejnë obligimet e tyre dhe të punojnë më shumë në interes të qytetarëve. Ftoj të gjithë deputetët të jenë më aktiv në punën e tyre në Komisione Parlamentare për të proceduar në seancë projektligjet që ndodhen tash e disa javë nëpër procedura të Komisioneve”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se Kuvendi duhet ti kthehet funksionalitetit të plotë dhe deputetët duhet të dinamizojnë punën e tyre.
Aktualisht, më së shumti projektligje, 15 sosh, ndodhen në shqyrtim në Komisionin për Legjislacion që udhëhiqet nga deputetja Albulena Haxhiu.
Ndryshe, në takimin e kryeparlamentarit Veselit me përfaqësuesit e Komisioneve Parlamentare nuk ishin të pranishëm asnjë deputet i opozitës të cilët udhëheqin Komisionet Parlamentare dhe kanë shumë projektligje në shqyrtim.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit