Veseli: Disa deputetë të VV-së, të gatshëm ta votojnë Demarkacionin

10:18 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në seancën e të mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Madje ai ka thënë se segmente të caktuara të Vetëvendosjes, individualisht, kanë shprehur gatishmërinë të votojnë për Demarkacionin.

“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme