Veriu i Mitrovicës të dielën u zgjua i qetë.
Kjo pasi qetësinë pas mesnatës ia kishte prishur një zhurmë që i shqetësoi banorët e kësaj ane.
Nga Policia thonë se pas mesnatës morën informacione për dy detonime në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, bëri të ditur për RTK se nuk ka pasur dëme në njerëz e as materiale.
“Diku pas orës 12 të natës kemi pranuar informacione lidhur me dy detonime që kanë ndodhë në këtë pjesë të qytetit, Policia ka qenë nëpër qytet mirëpo nuk kemi hasur në ndonjë dëm material as dëme në njerëz, as materiale”, ka thënë Elshani.
Policia i njofton qytetarët se nuk kanë arsye për t’u shqetësuar dhe se i gjithë veriu është nën kontroll të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Edhe nëse ndodhin shpërthime të tilla, edhe nëse ndodhin me granata dore, cfardo lloj shpërthimi ne kemi kapacitetet të mjaftueshme njerëzore që të merremi me to, kështu që nuk ka nevojë me u shqetësuar njerëzit”, ka shtuar Elshani.
Në dy muajt e fundit, situata në komunat veriore ka qenë kryesisht e qetë. Qytetarët serbë kanë shprehur interesim të madh për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS, si dhe për pajisje me pasaporta të shtetit të Kosovës.
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...