Në konferencën e dytë përgatitore për mbrojtjen, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, trupi gjykues ka vendosur të largojë pesë dëshmitarë nga lista e dëshmitarëve të mbrojtjes.
‘‘Trupi gjykues urdhëron heqjen e dëshmitarëve të mëposhtëm nga lista e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe atë dëshmitarin 4454, dëshmitarin e dytë 4-04, dëshmitarin e tretë 2517, dëshmitarin e katërt 2549 dhe të pestë 4751’’, tha kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, raporton “Betimi për Drejtësi”
Po ashtu, është obliguar mbrojtja që të japë listën e përditësuar të dëshmitarëve dhe përmbledhjet e rishikuara të tyre.
Kurse, me heqjen e pesë dëshmitarëve nga lista, lidhur me kohën për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, trupi gjykues i ka dhënë mundësinë mbrojtjes që të i shfrytëzojë 40.5 orë për këtë çështje.
Ndërkaq, u vendos se Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) do t’i jepet aq kohë sa mbrojtjes kurse mbrojtësit të viktimave 25% të kësaj kohe.
Mbrojtja më tej është urdhëruar që në bllokun e dytë të dëshmitarëve të sigurohen edhe një apo dy dëshmitarë të tjerë për atë javë, por, iu është thënë se për blloqet e tjera duhet të lajmërojnë numrin dhe rendin e dëshmitarëve pesë javë më herët.
Në vazhdim, mbrojtja është urdhëruar që për dëshmitarin 4-03 deri nesër të japin me shkrim çdo informacion të plotë për biografinë e ekspertit.
Më tej, për dëshmitarin 4-06 është kërkuar të dihet informacioni deri më 1 shtator 2023 se ku ka qenë ky dëshmitar saktësisht në periudhën prill-maj 1999.
Lidhur me dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve përmes video-lidhjes, është urdhëruar mbrojtja që të dorëzojë kërkesat të paktën pesë javë më herët në mënyrë që të bëhen organizimet e nevojshme praktike.
Ndërkaq, kërkesat sipas rregullit 153 dhe 154 sipas trupit gjykues, duhet të dorëzohen të paktën një muaj përpara, kurse për disa dëshmitarë këto kërkesa duhet të dorëzohen deri më 11 shtator dhe për një tjetër deri më 18 shtator 2023.
E që, për kërkesën për urdhërim të dhënies së dëshmisë së dëshmitarëve, mbrojtja duhet të dorëzojë kërkesat po ashtu për disa dëshmitarë deri më 11 shtator dhe për një tjetër deri më 18 shtator 2023.
Këto kërkesa duhet të përfshijnë informacion konkret për të dhënat e dëshmitarëve, vendbanimit të tyre, se mbrojtja kanë tentuar të kontaktojnë me ta dhe dëshmia e pretenduar e tyre, kurse, nëse nuk kanë informacionin për vendbanimin, të sigurojnë këtë përmes ZPS-së.
Tutje, kërkesat për pranim të provave jo-gojore duhet të dorëzohen deri më 29 shtator 2023.
Nga ana e trupit gjykues pastaj përmes urdhrit gojor është hedhur poshtë kërkesa e mbrojtjes së Shalës për ndryshimin e listës së provave me shtimin e gjashtë materialeve, me arsyetimin se provat kanë të bëjnë me dëshmitarët që janë larguar nga lista dhe se tanimë nuk janë relevante për çështjen.
Kurse, vendimi lidhur me kërkesën e mbrojtësit të viktimave për pranimin e provave jo-gojore është trajtuar në sesion privat.
Në fund të konferencës përgatitore është kërkuar nga gjykatësja Veldt-Foglia që palët dhe mbrojtësi i viktimave të tregojnë nëse janë në gjendje që të mbajnë seanca javën e parë pas pushimit të dimrit.
Për këtë, ZPS dhe mbrojtësi i viktimave kanë dhënë përgjigje pozitive kurse, mbrojtja do të lajmërojë trupin gjykues të hënën, më 28 gusht.
Edhe njëherë është përsëritur nga gjykatësja që mbrojtja të sigurojë dëshmitarë të mjaftueshëm për javën e 18 shtatorit, në mënyrë që të shfrytëzohen gjitha ditët e planifikuara për seanca.
Pra, gjykimi në këtë çështje pritet të fillojë më 18 shtator 2023 me fillimin e prezantimit të provave të mbrojtjes.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...