Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se ka vdekur endokrinologia, Dr. Drita Mekuli, në moshën 69 vjeçare.
Me këtë rast, Oda i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.
“Dr. Drita Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982. Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018”, thuhet në njoftimin e OMK-së.
Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë./Arbresh.info
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin