Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shtyllë betoni në Qyshk të Pejës.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”.
“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.
“Në vendngjarje janë dalë njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Gashi./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...