Pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Xh.K, Gjykata Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit duke u liruar për tu mbrojtur në liri.
Xh.K dhe H.K, dy të pandehurit dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, me ç’rast vdiq pacientja 35-vjeçare.
Një gjë e tillë për “Betimi për Drejtësi” është bërë e ditur nga Lekë Muqa, zyrtari për informim në Gjykatën Themelore të Gjakovë.
Ndërsa për të pandehurën H.K i njëjti ka njoftuar se pas kalimit të afatit nën masën e arrestit shtëpiak nuk kishte pasur kërkesë tjetër nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për vazhdim të masës apo caktim të ndonjë mase tjetër.
“Ju njoftoj se me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të pandehurit Xh. K., Gjykata Supreme e Kosovës, e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 20.09.2023, me të cilin të pandehurit iu kishte vazhduar paraburgimi dy muaj dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të datës 28.09.2023, i cili e kishte refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë, ashtu që të pandehurit me aktgjykimin të datës 17.10.2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti menjëherë pas dorëzimit të këtij aktgjykimit, është liruar për tu mbrojtur në liri”, thuhej në përgjigjen e zyrtarit Muqaj.
Po ashtu Muqaj në përgjigjen e tij tha se deri më tani, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, nuk ishte dorëzuar asnjë aktakuzë lidhur me këtë rast.
Ndryshe, më 22 gusht Policia e Kosovës kishte arrestuar të pandehurit e lartcekur, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”,
“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin kishte reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit
Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.
Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...