Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka lëshuar mbledhjen.
Në mbledhjen e radhës KQZ-së, është diskutuar edhe për çështjen e votave të minoriteteve jo serbe, e cila është kërkuar nga Sami Kurteshi i VV-së, me ç”rast Daka u largua nga mbledhja, shkruan portali arbresh.info.
Sami Kurteshi, tha se në bazë të dëshmive që dalin nga QNR shihet se në disa komuna me shumicë serbe kemi një devijim të votës për komunitete.
” Marrë parasysh statistikat nga Enti dhe votimin e viteve paraprak shihet që Lisa Serbe ka një numër më të madh të votave se partitë nga komunitetet tjera”, tha ai.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kupton shqetësimin e komuniteteve, por që ata s’mund të bëjnë asgjë.
“Ne nuk mundemi më bë asgjë me këtë ne vetëm organizojmë zgjedhje. E kuptoj shqetësimin e komuniteteve por nuk jemi me që mundemi me ndërhy asgjë. Nuk jemi ne adresa e saktë.
Pas kësaj deklarate ajo ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së, duke thënë se nuk mund të lejojë të bëhen deklarata politike.
“Bollni ma me cirkus politik. Ju lutem, çështjet politike ngritni në Parlament. Këtu nuk është Parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. U kry mbledhja, vazhdoni”, tha Daka.
Largimi i Dakes erdhi pasi anëtari i KQZ-së, Rifat Krasniqi tërhoqi paralele prej ndihmës së Listës Serbe ndaj dy subjekteve me një vizitë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në Mamushë e që sipas tij ka bërë që mos të ketë përfaqësues turk. /arbresh.info/
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...