Beriana Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i ka bërë një apel publik kryeministrit Ramush Haradinaj që të distancohet nga deklarata e përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili një ditë më parë në një debat televiziv ka thënë “punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së”.
Mustafa theksoi se nëse OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atëherë kjo nënkupton qe edhe ata janë në mendim të njëjtë me të.
Lexoni të plotë reagimin e Beriana Mustafës:
“Kryeministër Ramush Haradinaj, po të drejtohem si ish komandante i UCK, nëse nuk distancohesh publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt (që mund ta kesh edhe familjar), atëherë po e marrë që je në vijë me të. Nëse OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atëherë kjo nënkupton që edhe ata janë në mendim të njëjtë me të. Mos harroni që në mesin e të vrave me motive politike të veprimtarëve të LDK, disa prej tyre kanë qenë pjesë e UÇK”, shkruan Beriana Mustafa.
Ndryshe, Xhemajl Mustafa, njëri nga bashkëpunëtorët më të afër të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova është vrarë më 23 nëntor në vitin 2000. Ai ishte vra gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.
Vrasësit e Mustafës nuk janë gjetur asnjëherë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...