Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan po mban sot konferencën – Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë zyrtarë të lartë vendorë e të huaj, si presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, lideri i VV-së Albin Kurti e ambasadori amerikan, Greg Delawie etj, raporton Arbresh.info.
Ndonëse janë ulur në një tryezë, presidenti Thaçi ka injoruar totalisht liderin e VV-së Kurtin kur ka arritur në konferencë.
Ndërkohë, i afërt është parë me kryeministrin Haradinaj të cilin e ka përshëndetur dhe madje edhe kanë vazhduar bashkëbisedimin./Arbresh.info
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë, Halimi: Push...
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë