U arratis nga arresti shtëpiak në Shkup, ish-luftëtari i UÇK-së dyshohet se është në Kosovë

22:17 | 15 Gusht 2024
E.H

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani dyshohet se është kthyer në Kosovë.

Kjo pasi një familjar i tij ka publikuar një fotografi me Ramadanin në Facebook duke i uruar mirëseardhje në vendlindjen e tij.

“Daja Blerim Ramadani, mirë se je ardhë në shtëpinë tënde, në vendlindjen tënde, s’kemi faj pse dikujt i pengon lufta dhe liria e Kosovës. Çlirimtar, respekt i përjetshëm, do të jemi të bashkuar gjithmonë”, shkroi familjari i Ramadanit, Nesret Shashivari.

Lexo edhe;

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak, pas një aktvendimi i cili do ta kthente atë në paraburgim në qendrën e Shtukës.

Ai u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë, që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme