Më 26 gusht të këtij viti bëhen tri vjet që kur Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje kërkonte ratifikimin e saj prej të dyja palëve me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit si nga pala malazeze e po ashtu edhe nga ajo kosovare.
Mirëpo pavarësisht se kjo marrëveshje tashmë është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Parlamentin e Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar në gushtin e vitit 2015 nga ministri i Punëve të Jashtme i asaj kohe Hashim Thaçi dhe ai i Punëve të Brendshme SkënderHyseni vazhdoi tëkundërshtohet për të gjitha këto vite dhe ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
Përderisa, PDK-ja e LDK-ja, dy partitë që ishin në qeverisje, kërkonin miratimin e saj, partitë opozitare Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja e Nisma kundërshtonin fuqishëm një gjë të tillë.
Madje, për këtë marrëveshje kryeministri i tashëm RamushHaradinaj, deputet i asaj kohe ia përplasi për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, MuratMehës.
Por, gjithçka ndryshoi kur dy partitë e fundit erdhën në pushtet.
Që të dy partitë si AAK-ja, e po ashtu edhe NISMA Socialdemokrate tashmë po kërkojnë me ngulm që kjo marrëveshje të miratohet në Kuvend, derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështje.
Si rrjedhojë e kësaj koalicioni qeverisës ka dështuar për tri seanca radhazi që ta ratifikojë këtë marrëveshje pa e hedhur fare në votim për shkak të mungesës së votave.
Njëjtë kishte dështuar edhe Qeveria e kaluar, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Isa Mustafa.
Më një shtator të vitit 2016 Qeveria Mustafae kishte tërhequr nga rendi i ditës marrëveshjen pasi që nuk i kishte numrat për ta votuar.
Kryeministri Mustafa duke folur shkurt para deputetëve, kishte thënëse ky nuk është momenti i duhur për të votuar.
“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, kishte thënëMustafa.
Pak para se Demarkacioni të bëhej shkas për rrëzimin e Qeverisë, Isa Mustafa kishte provuar ta dërgonte sërish për votim këtë marrëveshje, por kishte dështuar, pasi atë kohë ministrat nga PDK-ja nuk patën marrë fare pjesë në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria e re me në krye RamushHaradinajn u formua me nëntë shtator të vitit të kaluar. Kryeministri Haradinaj me të marrë postin e të parit tëkabinetit qeveritar premtoi se do të punojë në të mirë të qytetarëve dhe do të zgjidhë temat e mëdha për vendin.
Me të marrë detyrën menjëherë pas dy dite Haradinaj i propozoi Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht caktoi profesorin Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror.
Komisioni i ri doli me të gjetura se komisioni i kaluar ka gabuar në përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi çka bëri që kjo marrëveshje ende të vazhdojë të jetë njëra prej kushteve kryesore për liberalizim të vizave.
E derisa partitë politike si në pushtet e po ashtu edhe ato opozitare nuk po pajtoheshin që marrëveshja aktuale të votohej, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, FilipVujanoviq kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës inkurajohej ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.
Nëkëtë deklaratë të përbashkët të dyja palët janë pajtuar për të adresuar dhe korrigjuar gabimet eventuale tëkësaj marrëveshje, mirëpo pasi që kjo të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
Derisa po thuhej që kësaj çështje po i vije fundi, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që nuk dëshironte ta pranonte raportin e Shpejtim Bulliqit duke kërkuar që kjo marrëveshje të votohej njëjtë siç ka qenë edhe në vitin 2015.
Kryeministri i vendit pavarësisht kësaj insistonte që edhe raporti i Bulliqit të përfshihej në këtë projektligj, çka bëri që në seancën e Kuvendit Haradinaj tëpërplasej me deputetët e LDK-së, duke u thënë që“asnjë germë nuk i hiqet ligjit”, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.
Pas të gjitha këtyre deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LD-së, Avdullah Hoti duke thënë se i vije keq për fjalorin e përdorur nga kryeministri në foltoren e Kuvendit.
Hoti ka thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.
“Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje. E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë tri herë më e madhe se partia e tij”, kishte thënë Hoti.
Vetëm një ditë më vonë kryeministri Haradinaj u dorëzua ku edhe u arrit një konsensus mes partive politike duke përfshirë edhe LDK-në, ku raporti u Bulliqit në këtë projektligj do të jetë vetëm orientues.
Arritjen e konsensusit në mes partive politike e kanë përshëndetur edhe përfaqësues ndërkombëtarë duke bërë thirrje që kjo marrëveshje të ratifikohej të mërkurën kur edhe ishte caktuar seanca për debat dhe ratifikim të kësaj marrëveshje.
Ata thonin se është koha e fundit që demarkimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohej dhe qytetarëve të Kosovës t’u hapej rruga për liberalizim të vizave.
Ditën kur edhe pritej që kjo marrëveshje të votohej, në Kosovë për vizitë zyrtare ishin përfaqësues të lartë të BE-së.
Edhe seanca e së mërkurës dështoi pasi që kjo marrëveshje nuk u hodh fare në votim.
Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për medie bëri të ditur që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të vazhdojë dhe e njëjta do të mbahet një ditë tjetër.
Demarkimi i kësaj marrëveshje mbetet njëri prej kushteve për liberalizim të vizave./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?