Therret me thikë një person te Liqeni i Batllavës, Policia jep detaje
Një person është therur me thikë sot tek Liqeni i Batllavës, në Orllan.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Flora Ahmeti për Arbersh.info.
Tutje, Ahemti ka shtuaa se tre persona janë aktualisht duke u intervistuar në stacionin policor lidhur me këtë rast.
“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...