Google ADS

Thaçi: Të mos fokusohemi vetëm në politikën ditore

10:23 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, ka thënë se në politikën kosovare ka një pjekuri politike.

“Si në tërë rajonin kjo politikë përcillet me thashetheme dhe me pak debate, mendime se ku jemi si politikë, shoqëri civile e ku janë edhe mediat. Ajo çka neve na mungon është që të mos fokusohemi vetëm në politikën ditorë por në një politikë konsensuale në raport me botën perëndimore dhe vendet që ende se kanë njohur pavarësinë”, tha ai.

Thaçi tha se Kosova është storje e suksesit të plotë.

“Vitet e fundit institucionet kanë punuar me një brishtësi ku kemi pasur zhvillime dhe pamje që nuk pasqyrojnë Kosovën siç është. Andaj këto zhvillime kanë zbehur përkrahjen e vendeve që e kanë mbështetur Kosovën dhe që kanë kontribuar në njohje. Po ashtu i shohim mediat që i përsëritin këto pamje si gazin në Kuvend dhe e dimë kujt i konvenon. Por këto çështje janë kaluar dhe kemi të votuar demarkacionin e po ashtu kemi filluar punën për themelimin e asociacionit”, tha ai duke shtruar se Kosova ka dëshmuar pjekuri.

“Kosova po përmbyll çështjet e vëna dhe mbetet që Serbia të përmbyll urën dhe çështjen e energjisë.  Vetë koncepti i konferencës që ka në pikësynim një dekadë të ardhshme është koncepti që na ka munguar se si do të duket një Kosovë në vitet e ardhshme. Një gjë e tillë duhet ta plotësoj agjendën e Kosovës se kush do të jetë në krye të Kosovës. Partitë që sot janë në Kuvend nesër mund të ndryshojnë por agjenda nuk ndryshon”, tha ai.

Ndër të tjera Presidenti Thaçi ka thënë se mirëpret platformat që prezantohen nga liderët politik lidhur me aktualitetin në vend dhe agjendës për të ardhmen.

“Mirëpres në veçanti platformën për një konsensus lidhur me etapën përfundimtare të dialogut. Një marrëveshje përfundimtare është e nevojshme për dy vendet sepse e lehtëson të ardhme  për dy vendet në Ballkanin perëndimor si dhe për fqinjësi të mirë. Unë i respektoj edhe kritikët që thonë se është i kot dialogu, por BE nuk e pranon as Kosovën e as Serbinë pa përfunduar çështjet mes vete”, tha ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme