Thaçi sot takohet me kancelaren Angela Merkel

07:30 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Berlin do të takohet kancelaren gjermane Angela Merkel.

Thaçi e Merkel do të bisedojnë për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme